Bashkëpunimi me Fassi

Ne jemi zotërinj që u shërbejmë zotërinjëve!

Themeluar në vitin 2007 , si një kompani në fushën e sistemeve hidraulike, AutoSI vazhdon të rritet duke udhëhequr tregun Shqiptar. Tashmë sjellim në mënyrë ekskluzive në Shqipëri përfaqësinë e gjigandit botëror Fassi Gru.

Trajnimet dhe ekperienca në vende të Bashkimit Evropian, tregtimi i markave më prestigjoze si Fassi dhe Faber-Com, cilësia, garancia dhe serioziteti, na bëjnë të mbetemi më prestigjozët në tregun vendas dhe konkurrentë të fuqishëm në tregun ballkanas.

Qëllimi ynë është që të mbetemi një nga ofruesit kryesorë të sistemeve hidraulike në Shqipëri dhe në Ballkan, si dhe të bëhemi partner i besuar për klientët tanë, duke ofruar shërbim të dalluar dhe me cilësi të lartë që tejkalon pritshmëritë e tyre. Ne tek AutoSI jemi të vendosur të udhëheqim tregun në fushën e sistemeve hidraulike dhe të mbetemi të pozicionuar në krye të tregut ku veprojmë.

Prioriteti ynë ka qenë dhe vazhon të jetë vëmendja ndaj kërkesës së klientit. Ne jemi të vendosur që çdo klient që vjen tek ne, të marrë një vlerë të shtuar, për çdo shërbim apo produkt që kërkon. Ne jemi të përkushtuar që vazhdimisht të përmirësojmë njohuritë dhe shërbimet për të shkuar përtej kërkesave të klientëve. Misioni ynë është që të operojmë në tregun vendas dhe atë të huaj duke përmbushur çdo standard sipas kërkesave të komunitetit Evropian.

Misioni ynë është të veprojmë në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar, duke përmbushur çdo standard sipas kërkesave të komunitetit europian.

Vlerat tona kryesore janë aftësia për të kuptuar klientin dhe tregun, cilësia, korrektësia, komunikimi korrekt dhe besueshmëria.

Bashëpunimi me Fassi

Bashkëpunimi me Fassi ka nisur që prej vitit 2001, si pjesë e skuadrës së Fassi Gru në filialin e tyre në Greqi. Dëshira për të sjellë diçka të re dhe cilësore në tregun Shqiptar, si dhe nevoja e parreshtur e tregut për produkte cilësore hidraulike, na nxiti edhe më tepër për ta sjellë këtë markë në Shqipëri.

Finalizimi u arrit në Prill të 2018-ës pas bisedismesh të gjata me drejtuesit e tyre, dhe tani jemi krenarë për arritjet tona të rëndësishme, pasi një Fassi nuk është thjesht një vinç, por një arritje shkencore e vazhdueshme shumëvjeçare.

Vinçat Fassi janë vinçat më të mirë që inxhinierët italianë kanë arritur të prodhojnë. Siguria, cilësia dhe jetëgjatësia e këtyre vinçave ka bërë që të jenë më të kërkuarit në të gjithë globin.

Ne tregtojmë një gamë të gjerë të vinçave të Fassi, duke filluar nga vinçat e vegjël “Fassi Micro” deri tek ata me tonazhe të larta.

Klientët e interesuar mund të na vizitojnë në showroom- in tonë ku mund të marrin informacion më të plotë rreth kushteve të blerjes, si dhe të marrin këshilla dhe sygjerime të vlefshme rreth asaj që iu përshtatet më tepër.

Ndërtuar nga Ketri Web